Naser Hajdari ish-zyrtar i Muzeut të Mitrovicës tash e tutje do e vazhdoj punën në një institucion tjetër, shkruan “Mitropol”.
Ai edhe zyrtarisht është zgjedhur drejtor i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, një institucion ky me rëndësi të madhe në jetën kulturore.
Përzgjedhja e Hajdarit u bë përmes konkursit publik të shpallur nga Komuna e Mitrovicës ku Hajdari tregoi performancën më të lartë në garën për të parin e këtij institucioni.
Objekti i këtij institucioni është strehë edhe e disa institucioneve tjera që veprojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre brenda tij.
Qendra e Kulturës dhe institucionet tjera kulturore tashmë janë bërë me drejtorë, gjersa teatri i qytetit është i vetmi institucion që funksionon me ushtrues detyre./Mitropol/