
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se si deputete e respekton vendimin e partisë së saj, që të mos votojnë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se ky vendim ka ardhur nga këshilli drejtues i PDK-së, dhe si deputete e këtij grupi parlamentar e ka detyrim ta respektojë.
“Këtë vendim e ka vendosur këshilli drejtues i PDK-së si organ vendimmarres. Ne si deputet e kemi detyrim qe ta respektojmë”, ka thënë Musliu-Shoshi.










