
Pasi opozita ka marrë vendim që të mos votojë asnjë ligj të qeverisë Kurti, deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se, nuk ka logjikë që të bëhen lodër e pushtetit, i cili sipas tij? punon vetëm për interesë të paritsë. Sipas tij, kjo rrugë e Qeverisë është veçse një rrugë e cila ndihmon armiqtë e Kosovës që na dëshirojnë të përçarë.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic theksoi disa arsye për të cilën opozita nuk voton asnjë ligj që propozohet nga qeveria Kurti, ku thotë se qeveria gjatë tri vite mandat nuk ka dashur bashkëpunim për asnjë ligj, dhe çdo iniciativë dhe projektligj që e ka sjellur opozita në Kuvend nuk është përkrahur dhe votuar dhe sipas tij kjo i bie se Pushteti nuk ka nevojë për ta dhe votën e tyre.
“Ne kemi marrë vendim dhe qëndrim që mos të mbështesim dhe votojmë asnjë ligj të Qeverisë Kurti.
Janë disa arsye,
E para, qeveria që tri vite në këtë mandat nuk ka dashur bashkëpunim dhe unitet për asnjë ligj dhe asnjë temë qoftë nga më e thjeshta e deri tek më e rëndësishmja për qytetarët dhe shtetin si tërësi.
E dyta, çdo ide, iniciativë dhe projektligj që e kemi sjellur në Kuvend ne si opozitë nuk është përkrahur dhe votuar, siç është tema e Tërheqjes së Trustit, Pagës Minimale, Tatimit në Pronë, Pensionistëve Kontributdhënës, etj. Prandaj nuk ka logjikë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhemi lodër e pushtetit i cili punon vetëm me interesë dhe strategji të partisë.
E treta, derisa Qeveria të vazhdojë me kokëfortësi dhe nuk kërkon unifikim të spektrit politik, dhe nuk bashkëpunon me neve si opozitë, me shoqërinë civile dhe me ekspertët vendorë për tema të rëndësishme dhe që përcaktojnë orientimin dhe të ardhmen e vendit tonë, kjo i bie që Pushteti nuk ka nevojë për ne dhe për votën tonë”, deklaroi Lekaj.
Ai tha se kjo rrugë e Qeverisë është rrugë e dështuar që nuk e ndihmon askënd përveç armiqëve të Kosovës.
“Kjo rrugë e Qeverisë është rrugë e dështuar, është rrugë që nuk e ndihmon askënd përveç armiqët e Kosovës që na dëshirojnë të përçarë e ndarë mes vete si popull e si përfaqësues politik”, konstatoi ai.
Lekaj tregoi se si mund të bëhej zgjidhja mes tyre duke thënë që ti lënë anash inatet dhe kalkulimet politike dhe të ulen në tavolinë për temat kombëtare.
“Zgjidhja është që në temat e interesit kombëtar, ti lëmë anash inatet dhe kalkulimet politike, dhe të ulemi në tavolinë e ti shtyjmë proceset e mëdha përpara. Fatkeqësisht deri tani nuk kemi pasur sinjale nga Pushteti kundrejtë opozitës”, përfundoi Lekaj.











