Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emisari gjerman: Masat ndaj Kosovës ishin ndëshkim i BE-së ndaj sjelljes së Kurtit

12/09/2023 - 17:04
në Lajme
A A
Emisari gjerman: Masat ndaj Kosovës ishin ndëshkim i BE-së ndaj sjelljes së Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për “Click Plus” të RTV 21 ka folur edhe për veprimet e Kosovës në veri të vendit dhe për masat që morri Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Sarrazin ka thënë se kishte pasur një porosit të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës, se çfarë kërkohet të bëhet për të de-eskaluar situatën në veri, që kishte të bënte me kryetarët e komunave. Por Sarrazin thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një plan tjetër duke mos dëgjuar BE-në, dhe për këtë BE-ja vendosi ta penalizojë një lloj të tillë të sjelljes dhe të thotë që s’e pranon.

“Këto janë masa të BE-së dhe mendoj se është relevante sepse sanksionet kanë tjetër nivel. Kishte një porosi të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës se çfarë duam që ata të bëjnë për shtendosje… dhe kishte të bënte edhe për kryetarët e komunave. Por, zoti Kurti kishte një tjetër plan duke mos na përcjellë ne. Dhe BE-ja vendosi që të penalizojë këtë lloj të sjelljes dhe të themi se nuk e pranojmë këtë. Mendoj se të dyja palët duhet të punojnë në shtendosje dhe të kthehen në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe të dyja palët duhet të bëjnë hapa pozitiv për të ndërtuar kredibilitetin dhe të zbatojnë Marrëqveshjen e Ohrit. Z. Lajçak po punojn në këtë dhe ne e mbështesim atë në këtë gjë. Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan (me rastin e lëndimit të ushtarëve të KFOR-it dhe trazirave atje). Por, e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte vetëm përgjegjësi e vetme e palës së Kosovës. Bashkimi Evropian iu komunikoi qartë atë që do që të bëhet, pra disa pika, me qëllim që situata të shtendoset. Mund të mos pajtoheni me këto vendime, por është standard i BE-së, 27 vendet anëtare, madje edhe QUINT-i. Mund ta keni pasur një plan më të mirë, por ndoshta jo të gjithë ju besojnë se ai plan është më i mirë. Unë nuk do të thosha se përgjegjësia është vetëm në njërën anë. Por është e thjeshtë, BE-ja tha: një, dy, tre, katër dhe pesë dhe ju nuk mund të bëni vetëm një me 25 për qind dhe një tjetër dhe prandaj BE-ja nuk mund të thotë “shumë mirë kjo është e mjaftueshme”. Kjo nuk çon drejt një pike që të thuhet se ishte gabim vetëm i Qeverisë së Kosovës ose se vetëm Qeveria e Kosovës nuk po bën mjaftueshëm për shtendosje. Unë dua që të Qeveria e Kosovës ta testojë Qeverinë e Serbisë më shumë, duke lëvizur në përmbushje të pikave që edhe Qeveria e Serbisë të përmbushë pjesën e saj”, u shpreh Sarrazin për TV21.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë