Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Duda Balje: Nuk e votoj kodin civil, jam e sigurt se qëndrim nuk kanë ndërruar as deputetët e VV-së

13/09/2023 - 09:11
në Lajme
A A
Duda Balje: Nuk e votoj kodin civil, jam e sigurt se qëndrim nuk kanë ndërruar as deputetët e VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Na ndan vetëm një ditë nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim i tyre vjen pas më shumë se 4 muaj.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.

Që do të ketë lëvizje gjatë këtij takimi e beson deputetja e grupit multietnik, Duda Balje.

Deputetja Balje për takimin e 14 shtatorit: Është koha për të bërë lëvizje

Deputetja Duda Balje, në një intervistë për Front Online ka thënë se në këtë takim mes Kurtit dhe Vuçiq do të ndodhë diçka.

“Po unë definitivit jam duke menduar se tash duhet me ndodhë diçka më konkrete. Edhe një anë edhe ana tjetër kanë dal me mendime personale në emër të shtetit, por unë mendoj se është koha për të bërë lëvizje në dialog. Çfarë lloj lëvizje do të bëjnë nuk e di, por do të ndodhë diçka”, ka deklaruar ajo për Front Online.

E, pyetur se a do të ketë dakordim për mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Balje ka dhënë këtë përgjigje.

“Për Asociacion nuk besoj se do të jetë aq lehtë, a për zgjedhje po, zgjedhjet do të ndodhin. Unë mendoj po”, është shprehur shkurt ajo.

Balje: Do të votoj përsëri kundër Kodit Civil, Qeveria nuk ka ndryshuar asgjë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu javën e kaluar deklaroi se Kodi Civil do të hidhet përsëri këtë vit në votim.

Madje, ajo u shpreh optimiste që edhe deputetët që kanë qenë kundër do të votojnë pro Kodit Civil.

Deputetja e grupit multietnik, njëherit kryetare Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, thotë për Front Online se nuk ka ndryshuar qëndrim, dhe përsëri do të votoj kundër.

“Unë kam qenë kundër, por në fakt unë nuk jam kundër Kodit Civil, jam kundër një neni që e ka ky kod dhe ne shumë kemi fol për këtë. Unë nuk ndryshoj mendim, dhe deri dikund jam shumë sigurt se as deputetët brenda Vetëvendosjes që kanë votu kundër, do të votojnë prapë kundër”, ka thënë ajo.

Deputetja Balje, thotë se Qeveria nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket projektligjit për Kodin Civil.

“Qeveria asgjë nuk ka ndryshuar do të thotë praktikisht kemi gjendjen e njëjtë dhe unë jam prapë kundër”, ka shtuar ajo.

Ajo, deklaron se nëse Qeveria beson se do të kalojë atëherë le ta sjellë në Kuvend.

“Nuk e kanë respektuar mendimin të cilin ne e kemi. Ne në fakt për këtë nen dikund kemi kërkuar me bë edhe ligjin veçantë për me hjek prej Kodit Civil pasi që për çdo shtet Kodi Civil është një ligj shumë i rëndësishëm dhe me votu Kodin Civil pa këto nene që i kemi kundërshtuar. Qeveria nuk mendon njëjtë si ne, dhe tash jemi ku jemi, ne jemi prapë kundër. Nëse Qeveria e ka mat veten, nëse mendon se ka vota mjaftueshëm le ta vendosin në rendin e ditës për votim, kalon nuk kalon varet prej disponimit të deputetëve dhe vendimin e deputetëve për votim”, është shprehur Duda Balje.

PDK e AAK s’do të votojnë asnjë ligj në Kuvend, Balje tregon se çfarë do të bëj grupi multietnik

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe njëherë e kanë konfirmuar se nuk do të votojnë asnjë ligj që do të vie në Kuvend.

E, vendimin e tyre deputetja Duda Balje, e sheh si shenj revolte ndaj Qeverisë.

“Po, unë këtë e shoh si një shenj revolte pra ata po e bëjnë këtë si revolt. Është e drejtë e opozitës, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.

Kurse, ka pasur edhe një përgjigje sa i përket pozicionit të grupi multietnik.

“E, tash varet krejt prej votave të cilat tash ne i kemi si koalicion qeveritar brenda do të thotë Vetëvendosje bashkë me grupin multietnik. Nëse ne krejt jemi bashkë do të kalojnë ligjet të cilët u duhen 2/3 e votave, jo për marrëveshje ndërkombëtare sepse për marrëveshje ndërkombëtare nevojiten shumë më shumë vota edhe pa opozitën ne nuk jemi në gjendje për të votuar, por votat të cilat duhet ne jemi këtu ku jemi, edhe nëse jemi të gjithë për, secili ligj do të kalojë”, ka thënë ndër të tjera deputetja.

Balje për qeverisjen e VV-së: Nuk është lehtë dhe njëjtë si në pozitë dhe në opozitë

Deputetja Duda Balje në intervistën e dhënë për Front Online ka folur edhe për qeverisjen e VV-së.

Kur është pyetur se a mund të flet në zgjedhjet e ardhshme VV-ja për qeveri me duar të pastra, ajo ka deklaruar se këta të fundit kanë arsyetim për çdo gjë.

Por, se a është me vend ky arsyetim i tyre këtë Balje thotë se do ta vendos populli.

“Unë mendoj se ata kanë arsyetim për çdo gjë dhe çdo gjë që kanë bërë ata munden me arsyetu veten, por sa është ky arsyetim me vend ose jo populli do të vendos vet me përkrahjen që i jep në zgjedhje. Unë mendoj se ka ndodhë çdo gjë dhe nuk është lehtë dhe nuk është njëjtë kur je në pozitë edhe kur je në opozitë”, ka deklaruar ajo për Front Online.

Ndërsa shton se kjo qeveri ka bërë gjëra pozitive, por ka edhe të tilla që janë negative.

“Unë shoh që kjo Qeveri ka gjëra pozitive të cilat i ka bë, por ka edhe gjëra negative gjatë kohës së punëve që ka bërë deri më sot. Prapë, se prapë varet prej njerëzve brenda dhe jashtë Kosovës për përkrahjen që ata munden me marrë në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Balje

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë