Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, për shkak të një mosmarrëveshjeje në Graqanicë pasditen e djeshme raporton Gazeta Online Veriu.info.
Personat në fjalë kane pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për të marrë tretmane mjekësore.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia është duke zhvilluar ende hetimet mbi rastin
Raporti i policisë:
“Graqanicë 12.09.2023-18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete katër te dyshuar kosovarë. Të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësore. Me vendim të prokurorit njeri i dyshuar është dërguar ne mbajtje”.











