Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja në aksion, avokatët tregojnë rastet kur mund të konfiskohen telefonat

13/09/2023 - 11:46
në Kryesore, Lajme
A A
Dëshmitari thotë se ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm dje, Gjykata Speciale ka kryer një bastisje dhe një arrestim. Në banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu, hetuesit e Speciales konfiskuan një telefon, një laptop, disa fotografi familjare e shoqërore, si dhe disa dokumente. Telefoni iu konfiskua edhe ish-eprorit të UÇK-së, Rrustem Mustafa. Këto dy zhvillime po shihen si intensifikim i Prokurorisë në Hagë për hetime. Ndërkohë, Specialja nuk i komenton zhvillimet.

Dje me urdhër të Prokurorit të Specializuar në Hagë, u bastis banesa e familjes së heronjve Bahri e Fahri Fazliu, si dhe u arrestua e më pas u lirua ish-komandanti i UÇK-së, për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Të dy këto ngjarje u panë si sinjal për intensifikimin e punës së Gjykatës Speciale. Nga kjo e fundit nuk i kanë komentuar zhvillimet.

“SPO nuk komenton për hetimin e saj apo për çështje operative”, ka thënë për Express, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennet.

E për avokatin e akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini zhvillimet e djeshme dëshmojnë një shtim të punës nga Specialja në aspektin e hetimit.

“Apo vërehet se është një aktivitet i shtuar i Prokurorisë në zhvillimin e hetimeve, po po vërehet. Ne si avokatë i përcjellim me vëmendje këto zhvillime dhe sa herë që vërejmë shkelje në ndërmarrjen e veprimeve procedurale ne reagojmë përmes mjeteve juridike duke i kontestuar ato veprime gjithnjë duke u munduar që sa më mirë të i përfaqësojmë interesat e klientëve të cilat ne i mbrojmë në procedurat që janë në rrjedhojë e sipër pranë Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai.

Për sa i përket konfiskimit të telefonave të ish-komandant Remit dhe Fadil Fazliut, ai tha se nuk kanë informacione se mbi çfarë baze janë konfiskuar ata.

Megjithatë, sipas Qerkinit, parimisht për t’u konfiskuar një telefon janë disa kushte që duhet të plotësohen. Këtu ai përmendi dyshimin e bazuar se në atë telefon mund të gjenden prova se ekziston dyshimi se është kryer një vepër penale.

“Për me e konfiskua një telefon duhet me u plotësu disa kushte. duhet të ekzistojë një dyshim i bazuar që është kryer një vepër penale dhe duhet me egzistu një dyshim i bazuar që në atë telefon mund të gjenden prova. Mirëpo tani në këtë fazë ne ende nuk e dimë se në çka është mbështet gjykimi i bazuar se personi që i konfiskohet telefoni ka kryer vepër penale dhe se në çfarë është mbështetur dyshimi i bazuar se në telefon mund të gjenden prova”, tha ai.

Qerkini paralajmëroi se kur të jepet qasje e plotë në dokumentacion do të kontestojnë veprimet në rast se nuk është plotësuar baza ligjore.

“Me këto informata në këtë fazë të procedurës nuk i kemi. Në momentin kur krijohet një fazë e re e procedurës dhe kur na jepet qasje në tërë dokumentacionin, ne mund t’i kontestojmë këto veprime mbi kushtin e mosplotësimit të bazës ligjore për urdhërimin e tyre”, deklaroi tutje avokati Qerkini.

Ndërkaq bastisjen në banesën e familjarëve të heronjve Bahri e Fahri Fazliu dhe arrestimin e komandant Remit, analisti Artan Behrami i ka cilësuar si tentim të Prokurorisë e Gjykatës Speciale për frikësim të dëshmitarëve.

“Prokuroria e Gjykatës Speciale tani po operon me mendësinë e Millosheviçit. Kur filloi të humbë të gjitha betejat në sallën e gjykatës, ka filluar bastisje dhe arrestime politike. Operacionet e djeshme kanë për qëllim frikësimin e dëshmitarëve. Por, Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk kanë dhoma të mjaftueshme të burgut për të zënë të gjithë shqiptarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të treguar të vërteten për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës!”, ka thënë ai.

E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta rishqyrtojnë Ligjin e amandamentuar për Gjykatën Speciale.

“Gjykatë qenka e Kosovës sepse është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në këtë kontekst, KMDLNJ-ë kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta rishqyrtojnë Ligjin e anandamentuar për Gjykatën Speciale në mënyrë që të rikthehet sovraniteti i Kosovës në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë e që i është dhënë kësaj Gjykate nga persona të papërgjegjshëm apo i është marrë nën kërcënim apo shantazh. Institucionet e Kosovës duhet përfundimisht të deklarohen nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, Serbisë apo e Tanzanisë në të kundërtën do të kenë përgjegjësi për të gjitha veprimet e kësaj Gjykate”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Bastisja tek familja e Fahri dhe Bahri Fazliut

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë realizuar dje një bastisje në banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit ndërsa, avokati i familjes Fazliu, Artan Qerkini tha se nuk është sekuestruar asgjë, ndërsa e ka cilësuar si të kotë bastisje.

“Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtar Fahri e Bahri Fazliu dhe me këtë rast janë munduar, kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten mirëpo ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”, ka deklaruar avokati.

E familjari i heronjve, Fadil Fazliu tha dje se atij i janë konfiskuar një telefon, disa fotografi familjare dhe shoqërore dhe laptopi i punës.

Teksa tha se kjo banesë në kohën e luftës ka shërbyer si bazë e UÇK-së.

“Kjo banesë ka shërbyer si bazë e UÇK-së deri në përfundim të luftës, por edhe sot është banesë e shoqërisë e shokëve tanë. Nuk ka kryeministër që nuk ka qenë këtu”, tha Fazliu.

Arrestimi dhe lirimi i komandant Remit

Mbrëmë poashtu u arrestua e më pas u lirua ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi.

Pas lirimit Mustafa tha se ka pasur urdhër nga Prokuroria e Gjykata Speciale për kontrollimin e telefonit të tij.

“Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit. Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, shkroi ai pas lirimit në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë që Remi kohëve të fundit ka dëshmuar në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Rastet ne gjykim nga Gjykata Speciale

Aktualisht në fazën e gjykimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve është rasti i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Poashtu në fazën e Gjykimit është edhe rasti i Pjetër Shalës.

Ndërkaq dy raste kanë përfunduar gjykimin.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve ose pengimit të drejtësisë.

Dënim ka marr edhe ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si komandant Cali.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme, teksa është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë