Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Qeveria Kurti çdo ditë e më shumë është duke i varfëruar qytetarët, shumë familje mezi e kalojnë muajin!

15/03/2022 - 14:51
në Lajme
A A
Krasniqi: Qeveria Kurti çdo ditë e më shumë është duke i varfëruar qytetarët, shumë familje mezi e kalojnë muajin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar qeverinë aktuale për ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve në vend.

Krasniqi, ka thënë se që nga koha e ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti, qytetarët çdo ditë e më tepër janë përballur më vështirësi të reja.

“Dua të theksoj se prej kur e ka marrë drejtimin e shtetit ky Kryeministër me këtë kabinet qeveritarë, të cilët më shpesh nuk janë këtu, se sa që janë, çdo ditë e kaluar, ka qenë më e rëndë se sa tjetra për shumë familje. Pra, çdo herë më pak ka ushqim në sofrat e tyre, e çdo ditë e më shumë varfëri në vend. Kësisoj, shumë familje tani mezi e kalojnë muajin me ato pak të hyra që kanë. Ndërkohë që në krye të shtetit kemi një Kryeministër i cili nuk brengoset fare për gjendjen e tyre, madje shfrytëzon situata për tu tallur me ta, si në rastin e furnizimit me miell që e kanë bërë ditëve të fundit shumë qytetarë nga paniku se mund të mbesin pa miell, duke ju thënë se kush ka tepër ta dërgojë ata në furrë”, tha deputetja Krasniqi në seancën e sotme plenare.

Sipas saj ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka qenë më keq se tash, “e si rezultat i kësaj as jetesa e qytetarëve asnjëherë nuk ka qenë me e ligë në këto dy dekadat e fundit”, ka theksuar ajo.

Deputetja Krasniqi, ka thënë se qytetarët mezi po e kalojnë muajin me të hyrat që kanë, derisa kritikoi qeverinë për mashtrim të qytetarëve.

“Paratë që i marrin nga shteti nuk ju mjaftojnë për të mbijetuar, por kjo siduket nuk po e shqetëson qeverinë e Kurthit, e cila nuk mund të quhet ndryshe sepse i ka mashtruar qytetarët. E mashtruan bujkun, mjekun, ushtarin, policin, pensionistin dhe të gjitha shtresat tjera.  Keni deklaruar se kanë qenë të rinjtë që ju kanë sjellur në pushtet me dy kërkesa, të cilat ju pohoni se i keni përmbushur, punësimi dhe drejtësia. Është mirë të na tregoni tani se ku i keni punësuar të rinjtë, apo mos po i llogaritë të punësuar edhe ata që u detyruan të largohen në Gjermani dhe në vendet tjera.  Pra asnjë zotim i tyre nuk është përmbushur. Ndryshe kanë premtuar, e ndryshe kanë vepruar, prandaj kemi situatë të rënduar ekonomike”, u shpreh Krasniqi.

Tutje, ajo tha se një qeveri e cila mendjen do ta kishte tek populli në rrethana të pazakonshme në të cilat ndodhet vendi, do të gjente forma për të vepruar, “para se të gjente mënyra për t’u arsyetuar e viktimizuar, siç po bënë kjo qeveri.”

Në fund ajo ka kërkuar nga deputetët që të përkrahet rezoluta e përgatitur nga LDK dhe të mirren parasyshë të gjitha propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mënyrë që të nxjerrim qytetarët nga varfëria.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me rreth një orë e gjysmë vonesë nga kur ishte planifikuar të zhvillohej. Seanca është ftuar me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë