Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Debati për unazën 350 milionëshe, Mustafa: Pa vendimet e Qeverisë dhe Kuvendit, projekti mbetet vizatim

13/09/2023 - 16:52
në Kryesore, Lajme
A A
Isa Mustafa kritikon deklaratën “jodiplomatike” të Lajçakut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Projekti i Unazës së Jashtme të Kryeqytetit ka nisur një përplasje të re mes nivelit qendror dhe atij lokal. Sipas asaj që ka deklaruar dje Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk po ia jep një nënshkrim që nevojitet për të vazhduar tutje me projektin 350 milionësh. Për ish-kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, do të ishte shumë e lehtë nëse problemi do të ishte vetëm te nënshkrimi i Muratit. Në një deklaratë për Express, ai ka treguar sfidat që do ta përcjellin Ramën për këtë projekt, pa realizimin e të cilave thotë se projekti do të mbetet vetëm vizatim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, për bllokim të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të kryeqytetit.

Rama deklaroi se e kanë përfunduar dizejnimin e projektit, por se janë në pritje të nënshkrimit nga ana e Muratit që katër muaj, për të vazhduar tutje.

“E kemi përfundu dizajnin e unazës së kryeqytetit. Jemi në pritje të një nënshkrimi qe katër muaj prej ministrit të Financave për me leju me vazhdu në pjesën tjetër. Është një projekt madhor i kryeqytetit i cili është mëse i nevojshëm”, tha Rama.

Vlera e këtij projekti është 350 milionë euro, që sipas Ramës, është edhe arsyeja pse ministri s’po e jep nënshkrimin.

“Na vyen një firmë e ministrit të Financave, për fat të keq. Nuk po e jep për momentin…ministrit i duket shumë e madhe”, ka deklaruar Rama në Frontal të T7.

Gazeta Express ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për këto deklarime të Ramës kundrejt Ministrit, por deri në publikimin e tekstit, s’janë përgjigjur.

Për ish-Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafën, do të ishte e lehtë sikur problemi të ishte te vetëm një nënshkrim i Muratit për këto 350 milionë euro.

Mustafa i ka thënë Gazetës Express se këtij akti duhet t’i paraprijnë projektet dhe bilancet buxhetore të afatizuara dhe të aprovuara nga Qeveria, Kuvendi i Kosovës si dhe Kuvendi i Prishtinës. Pa këto vendime, Mustafa thotë se i gjithë projekti mbetet vetëm “vizatim”.

I pyetur nëse shuma e paraparë për këtë projekt është e lartë, Mustafa ka thënë se s’mund të flas për këtë, por se projekte të tilla s’mund të përballohen vetëm nga buxheti i kryeqytetit.

“Projektet e mëdha siç është unaza e Prishtinës s’mund të përballohen vetëm nga buxheti i kryeqytetit. Është e natyrshme dhe e nevojshme që të ketë përkrahje nga qeveria qendrore. Nuk mund të flas për shumat, sepse bilacet e investimeve rrjedhin nga projektet që duhet të vlerësohen në rastin konkret edhe me qeverinë e vendit. Do të ishte lehtë sikur problemi të ishte vetëm te ministri i financave, se a e vë ai nënshkrimin për 350 milionë euro. Por, këtij akti duhet ti paraprijnë projektet dhe bilancet buxhetore të afatizuara dhe të aprovuara nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës si dhe Kuvendi i Prishtinës. Pa këto vendime mund të kënaqemi vetëm me vizatime!”, ka deklaruar Mustafa për Express.

Gazeta Express ka pyetur për këtë çështje edhe dy ish-kryetarët e tjerë të Prishtinës, Shpend Ahmetin e Ismet Beqirin, por asnjëri s’janë përgjigjur.

Për këtë projekt, janë deklaruar sërish sot nga Komuna e Prishtinës. Nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, ka thënë se do të insistojnë që ta ndërtojnë këtë projekt.

Ai ka bërë me dije se ky projekt është futur si prioritet edhe në programin politik të LDK’së “Rruga e Re”.

Zogaj ka thënë se ky projekt do të jetë autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në kryeqytet dhe se e shkarkon kryeqytetin nga komunikacioni, raporton Express.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt strategjik! Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale! Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt Nacional.Ne do të insistojmë ta ndërtojmë këtë projekt, sepse fiton Prishtina, sepse fiton Kosova! Dhe, është futur si prioritet në Programin Politik të LDKsë ‘Rruga e Re’.”, ka shkruar Zogaj.

Edhe sipas analistit Agon Maliqi, një projekt i tillë duhet të realizohet. Madje, ai thotë se niveli qendror ia ka borxh kryeqytetit një projekt të përmasave të mëdha, si unaza.

Maliqi ka thënë se ky projekt do ta çlironte Prishtinën prej trafikut, ndotjes dhe kaosit urban.

“Nuk i njoh detajet për projektin e unazës së Prishtinës, por niveli qëndror ia ka kryeqytetit borxh një projekt të tillë të përmasave të mëdha që kish me e çliru prej makthit të trafikut, ndotjes dhe kaosit urban. Zona metropolitane e Prishtinës është kontribuesi bindshëm më i madh i taksave në buxhetin qëndror dhe nuk i kthehet aq sa i takon. Prishtina gjithashtu e ka barrën infrastrukturore për shumë shërbime të nivelit qëndror (me rezultat kaosin e lartpërmendur). Deputetët e Prishtinës në Kuvend (prej cilësdo parti) do të duhej të ishin më të zëshmit për këtë punën e unazës nëse duan të kenë fytyrë të kërkojnë votë herëve të tjera”, ka shkruar Maliqi.

Por, ndryshe po mendon deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha. Ai është tallur me Ramën, duke thënë se edhe po të ishte Kryetar i Londrës e të kërkonte kaq para për një projekt, do të talleshin me të.

“Ky bashkëpunëtori i LDK-së niherë dul mashtroj publikun se qysh ky i ka ‘organizu’ Lojërat Mesdhetare, ku kontributin e vetëm në komplet procesin e ka veç një nënshkrim, sikur që e kanë edhe 6 kryetarë të komunave tjera. Tash paska thanë Qeveria po ma bllokon ni projekt që po kushtojka veç 350 milion euro. Po me pas kanë Kryetar i Londrës kishin ba hajgare m’i lyp 350 milion euro, e jo për ni udhë n’Prishtinë! Qysh ka thanë ai i moçmi, ide edhe unë kam plotë, veç a ki pula!”, ka shkruar Basha.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë