Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të bëhet shpërndarja e 22 veturave për të realizuar vizitat mjekësore nëpër shtëpi, raporton Veriu.info.
Ai ka thënë se do të shpërndahen veturat për nëna e fëmijë që jetojnë në zona të thella rurale.
Vitia gjithashtu është shprehur se vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve do të bëhen deri në moshën 3 vjeçare.
Postimi i Arben Vitisë:
Për nënat dhe fëmijët
Më shumë kujdes, më shumë shërbime shëndetësore
📍 Vizita mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare 👩👧👦
📍22 vetura të reja do t’u shpërndahen Komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi 🚑
📍Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.
#MinistriaShëndetësisë
#ShëndetiPublik
#VizitaNëShtëp












