Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka fajësuar të dyja palët për mosnisjen e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër.
Ai tha se palëve iu ka ofruar një propozim që njëra palë të fillojë të zbatojë një pikë të marrëveshjes dhe tjetra ta pasojë.
“Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.
Ai tha se për këtë ka mbështetje edhe nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në.











