Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullohet nga puna mjeku i QKUK-së që dyshohet se pranoi 300 euro ryshfet

14/09/2023 - 21:03
në Lajme
A A
Pezullohet nga puna mjeku i QKUK-së që dyshohet se pranoi 300 euro ryshfet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Disiplinor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm nga puna të ortopedit Sami Delijaj, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Kjo është bërë e ditur, përmes një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi” nga Zyra për Informim e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK).

“ShSKUK ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK-së, bazuar në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda me nr: 2023:188627 datë 06.09.2023, ku Dr. S. D,  i  ka caktuar  Masa e Arrestit Shtëpiak, po ashtu në kuptim të shkresës zyrtare me nr. 220 datë 07.09.2023, të Drejtorit të Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore të QKUK-së, vendosi  që S.D. në vendin e punës ushtrues detyre Shef i Repartit të Ortopedisë së Përgjithshme në Klinikën e Ortopedisë dhe Truamtologjisë Lokomotore të QKUK-së, i shqiptohet masa PEZULLIM I PËRKOHSHËM NGA PUNA”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Tutje, në përgjigjen e SHSKUK-së thuhet se Delijaj do të përfitojë 50 për qind të pagës së plotë gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm.

“Gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm nga puna i punësuari përfiton 50% të pagës së plotë, duke përjashtuar çdo lloj shtese në pagë për një periudhë pezullimi deri në gjashtë (6) muaj. Ky vendim hyn në fuqi nga data 08.09.2023”, thuhet më tej në përgjigjen e SHSKUK-së.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 shtator 2023 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Delijaj, duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë e parashtruar me 5 shtator 2023 për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sami Delijaj është e pabazuar.

Sipas Prokurorisë, Delijaj në cilësinë e personit zyrtar në pozitën e mjekut oroped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më 1 shtator 2023, pasi e kishte operuar pacientin R.M në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka kërkuar 450 euro para ryshfet nga Xh.P, ku pas negocimit të njëjtit ia merr 300 euro.

Në këtë drejtim, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Delijaj ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, par.1 të Kodit Penal.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të kontaktojë me të dyshuarin Delijaj, mirëpo nga ordinanca “Orthopedia” ku punon ai, thanë që ortopedi për momentin është në pushim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 4 shtator njoftoi për arrestmin e ortopedit, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhej në njoftim.

Po të njëjtën ditë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte reaguar lidhur me arrestimin e mjekut, duke thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.

Kurse, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), u tha se janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftim. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë