
Analisti kosovar, Rron Gjinovci, ka ironizuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 22 veturave për komunat e Kosovës për të realizuar vizitat nëpër shtëpitë e qytetarëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se ky projekt “madhor” vjen pas ndarjes së 200 mijë eurove për parketin e Boro Ramizit.
Postimi i plotë:
Pas shkëliqimit të djeshëm, sot Kryeministri e ka kallë krejt me projektin e radhës me 22 vetura që kanë m’u shpërnda nëpër komuna. Para dy tri ditëve e ka pasë projektin tjetër të madh, parketin e Boro-Ramizit në vlerë prej 200 mijë euro, dhe tash vjen me këtë super projekt me 22 vetura, hajde po ja lojmë secilës ka 20 mijë Euro, pra rreth 400 mijë Euro. Bravo Kryeministër je ka e ndërron rrënjësisht Kosovën me qito projekte shumë të mëdha si parketi dhe veturat për komuna.












