Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së sotme ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme me Organizatën “Islamic Relief”.
Njërën marrëveshje bashkëpunimi e kanë nënshkruar për ndërtimin e tregut të gjelbër, i cili do tiu shërbej prodhuesve vendor, me vlerë 625 mijë euro. Bashkëfinancim ku 375 mijë euro do të financojë Organizata “Islamic Relief”, ndërsa 250 mijë euro Komuna e Vushtrrisë.
Marrin vendim që shtëpizat e drurit t’i jepen për shfrytëzim tregëtarëve që shesin në qoshet e rrugës në reshjet e shiut.
Marrëveshja e dytë është për Shëndetësinë që është vazhdimësi e marrëveshejeve të mëhershme që ka filluar në vitin 2017, por kësaj radhe Idrizi thotë se me insistimin e tij personal e kanë rritur vlerën e këtij projekti nga 70 mijë euro në 98 mijë euro sa ishte më parë, tashmë nga 100 mijë euro në 110 mijë euro.
Përveq këtyre së bashku me Organizatën “Islamic Relief” Komuna e Vushtrrisë është duke u biseduar edhe një marrëveshje tjetër, që përfshin kryesisht asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta, e që Idrizi e cilëson si nevojë të domosdoshme pasi që thotë se kemi një numër bukur të madh të fëmijëve me nevoja të veçanta e që kanë nevojë për asistent.













