Depuetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel, ku ajo këtë takim e cilëson si dështim.
Ajo thotë se kryeministri Kurti ka treguar se është partner jo serioz për këdo.
“Edhe një takim, edhe një dështim! Kryeministri Kurti, në vazhdën e dështimeve në politikën e jashtme krahas dështimeve të njëpasnjëshme në politikën e brendshme, tregoi se është partner jo-serioz për këdo”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo thotë se probelmi kryesor është kryeministri Kurti, i cili çdo ditë po e dëshmon se nuk ka pasur e as nuk ka njohuri për asgjë.
“Ky person, i cili dikur na mbante ligjerata se si për dialog ne duhet t’i kemi sytë kah Brukseli e jo nga Uashingtoni, tash s’po arrin të dakordësohet as me BE-në. Problemi nuk është as Brukseli e as Uashingtoni. Problemi, pra, është Kurti, i cili po e dëshmon çdo ditë që as nuk ka – e as nuk ka pasur ndonjëherë – haber për asgjë”, shtoi ajo.
Deputetja thotë se veprimi i vetëm i mirë që kryemenistri Kurti mund ta bëjë në këtë fazë është dorëheqja.
“Veprimi i vetëm i mirë që Kurti mund ta bëj në këtë fazë është ofrimi i dorëheqjes. Çdo gjë tjetër, është zgjatje e agonisë për Republikën tonë, e cila sot është shndërruar në objekt talljeje nga lindja në perëndim”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:













