
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot ka filluar ndërtimi i memorialit pas daljes publike të UÇK-së në Llaushë me 28 Nëntor 1997.
Ai ka thënë se ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, transmeton Veriu info.
Përveç tij, në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura dhe deputetët Ganimete Musliu e Mërgim Lushtaku.
Postimi i Sami Lushtaku:
Sot filluam ndërtimin e memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në skenë, për t’i treguar popullit tonë por edhe gjithë botës, se ky vend ka djem e vajza që do të luftojnë dhunën dhe mizoritë e regjimit serb në Kosovë.
Ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë!
















