Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, në profilin e tij në ‘Facebook”, ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel, ku në pjesën e fundit të statustin i thuhej Kurtit që të punojë e të mos shet p****a të ftohta.
Disa orë pas kësaj shpërndarje, ka reaguar Avni Dehari duke kërkuar ndjesë, për siç thotë, shqetësimin e shkaktuar me shpërndarjen e atij postimi, të cilin thotë se e ka shpërndarë gabimisht, transmeton Veriu.info.
Postimi i Avni Dehari:
Të dashur qytetarë,
Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.
Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.
Faleminderit për mirëkuptim!













