Deputeti i Lëvizjes Vetëvemdosje, Armend Muja, ka nxjerrë sërish një grafikon me ç’ka pretendon të dëshmojë se me të ardhë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në pushtet, ka “rritje të ndjeshme të vendeve të punës”.
Veç kësaj, ai ia atribuon qeverisë edhe “rritjen nominale” (vini re: jo rritje reale) të pagave gjatë udhëheqjes së Kurtit me tërë periudhën 2011-2020.
Ai thirret në regjistrat e Administratës Tatimore për të konkluduar se janë “63 mijë vende pune më shumë se sa para ardhes së Qeverisë Kurti II”.
Reagimi i Mujës:
Tregu i punës dhe pagat: në qershor 2023 kemi 405,887 vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore, 63,206 më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II. Të dhëna të përafërta ofrohen edhe nga ASK LFS.
Rroga mesatare bruto e paguar në qershor 2023 ishte 584.5 € apo 105.1 € mē shumë sesa në qershor 2020 (479.4 €). Rroga mesatare bruto ndërmjet 2011-2020 ishte rritur vetëm për 83€.
Kjo nuk është për të thënë që Kosova nuk ka sfida në tregun e punës e që punëtorët paguhen mirë. Kjo është për të thënë që në tri vitet e fundit përmes aktivitetit të shtuar ekonomik, formalizimit dhe incentivave strukturore kemi rritje të ndjeshme të vendeve të punës. Gjithashtu, paga mesatare, sado e ulët që vazhdon të jetë, që nga ardhja e Qeverisë Kurti është rritur nominalisht më shumë se ndërmjet 2011-2020.













