Dega e LDK-së në Vushtrri sot mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku kryetar u zgjodh Xhafer Tahiri që ishte në garë me Adnan Lahun, procesi i cili u kontestua nga struktura dhe aktivistë të devotshëm të LDK-së.
Në njërin prej reagimeve në Facebook që u kritikua ky proces zgjedhor, kritika ka dhënë edhe ish anëtari i Kryesisë së LDK-së në nivel qendror, Faton Bislimi, i cili tha se ata që kamuflojnë zgjedhje me polici këtë e bëjnë për t’i ruajtur pozitat dhe pazaret e veta, transmeton VeriuInfo.
Ndryshe, siç edhe ka raportuar VeriuInfo, për mbarvajtjen e këtij kuvendi ishin ftuar edhe policia dhe sigurim fizik.
Komenti i Faton Bislimi:
I nderuar Sami,
Kushdo qe demton procesin demokratik brenda LDK-se, e demton vet LDK-ne. Ata qe sot po kamuflojne zgjedhje — duke mbajte kuvende me polici e ne disa raste edhe me lista te paracaktuara te delegateve — kete e bejne vetem per t’i ruajtur pozitat dhe pazaret e veta. Ti mos u deshpro se krejt kesaj sfilate i vjen fundi, ngase askush nuk mund ta shuaje apo tjetersoje LDK-ne e vlerave themeltare e idealeve kombetare te trasuara nga Presidenti Rugova. Te fala!












