Dega e LDK-së në Vushtrri sot mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku kryetar u zgjodh Xhafer Tahiri që ishte në garë me Adnan Lahun, procesi i cili u kontestua nga struktura dhe aktivistë të devotshëm të LDK-së që bën reagime të shumta.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe asamblistja e LDK-së, Edona Gashi, e cila në këtë proces u rreshtua në krah të Xhafer Tahirit, transmeton VeriuInfo.
Ajo ka dhënë një mesazh të koduar për ata që kanë bërë reagime të ashpra, duke shkruar krahas fotos një thënie.
Statusti i Edona Gashi:
Njerëzimi duhet t’i japë fund luftës përpara se lufta t’i ketë dhënë fund njerëzimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës ✌️











