Xhafer Tahiri sot është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri, duke fituar garën ndaj kundër kandidatit Adnan Lahu, proces ky që u quajt jo demokratik nga zyrtar të LDK-së si Agron Përçuku.
Pas humbjes së garës kishte reaguar edhe kandidati për kryetar dege, Adnan Lahu, i cili tha se ai humbi garën si pasojë e ‘përmbysjes së rezultatit mbrëmë në një kafiteri të Prishtinës’.
Në reagimin e Adnan Lahut ka komentuar edhe ish kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, duke e inkurajuar Lahun të qendroj krenar për mundësinë që ia dha degës që ai të bëhet kryetar, transmeton VeriuInfo.
Komenti i Hyseni Gërguri:
Adnan qendro krenar, per mundesine qe i ke dhënë Degës së LDK ne Vushtrri te bëjë reformë te thellë dhe unifikim.
Jam i bindur që koha do ta dëshmoj që i nevojitet shumë LDK -së,nje kuadër si ti , si në aspektin njerëzor, ashtu edhe ne pergatitjen tuaj intelektuale , jo vetëm në nivel lokal.
Te uroj shëndet dhe durim, sepse, si çë thoshte Presidenti historik Rugova”duhet durim, te mirat vijnë pastaj”.
Me respekt nga ish Kryetari shumevjeqar dhe Kryetari i nderit i Degës së LDK në Vushtrri Dr. Hysni Gërguri














