
Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë tash e sa kohë gjendet në kushte të mjerueshme mirëpo si duket gjendja e tij do ti kthehet normalitetit.
Ministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka përfunduar procesi i shpronësimit, transmeton Veriu Info.
Ai ka thënë se edhe pse ky proces ka sjellë vonesa është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt qytetarët do ta gëzojnë.
Postimi i plotë:
🏟✅ Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari”.
📢 Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët, që në Mbledhjen e 160-të të Qeverisë, miratuam Vendimin Përfundimtar për Shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, për realizimin e shumëpritur të Projektit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.
ℹ️ Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e t’a gëzojnë të gjithë qytetarët.










