Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), që po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid.
Ajo me këtë rast ka kërkuar nga shteti i Spanjës që ta njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet!
Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, kam marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid.
Në fjalën time drejtuar COSAC, tregova se institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj, janë plotësisht në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian.
🟩Kurse nga institucionet e BE-së si dhe nga shtetet anëtare kërkova që sa më shpejtë të hiqen sanksionet vendosura ndaj Kosovës.
🟩Ndërsa në mënyrë të veçantë kërkova nga shteti i Spanjës që ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Pavarësisht pozicionit politik, përpjekjet dhe interesimi për ta bërë më të mirë për vendin do të jenë të pareshtura.
Po ashtu gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut takova edhe përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.















