
Situata në Ukrainë ka rritur frikën se një vatër tjetër e konfliktit mund të rishpërthejë në Ballkanin Perëndimor, e pika më rrezikshme në këtë pjesë janë tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Analistë të huaj ditë më parë kanë parashikuar se konflikti Kosovë – Serbi mund të përkeqësohet.
Për deputetin e LDK-së Anton Quni nuk ka rrezik për një agresion klasik të Serbisë në Kosovë.
“Si anëtar i Komisionit për Siguri, ne kemi qasje në informata të cilat janë të rezervuara për publikun, por në bazë të tyre, nëse flasim për një rrezik ose agresion ndaj territorit të Kosovës, ky rrezik është i vogël”, tha Quni në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina, transmeton Zeri.











