Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burri i zyrtares së LDK, akuzat për rrahje të punëtorit- Kush është biznesmeni i arrestuar nga Ferizaji?

20/09/2023 - 19:17
në Kryesore, Lajme
A A
Burri i zyrtares së LDK, akuzat për rrahje të punëtorit- Kush është biznesmeni i arrestuar nga Ferizaji?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar biznesmenin nga Ferizaj, Hyzer Hyseni, pronar i kompanisë “Euro Beton”. Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik”, shkruan Insajderi.

recommended by

MEGAZBRITJE

Kolltuk masazhues profesional – 72% zbritje! Vetëm 469 EUR

MËSO MË SHUMË

Në komunikatën e Policisë thuhet se Hyzer Hyseni si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren.


Foto: Hyzer Hyseni

Kështu, biznesmeni Hyseni i shkaktoi dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe buxhetit të Kosovës në vlerë prej 67.659.41 Euro.

“I dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik’”, thuhet në komunikatë.

Por, kush është biznesmeni i arrestuar nga Ferizaji?

Afaristi Hyzer Hyseni ishte akuzuar në maj të 2018‘ës, se si pronar i kompanisë “Euro Beton” i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, ish-punëtorit të kësaj kompanie, Arton Latifi, që siç thuhet në aktakuzë, kishte shkuar të kërkonte pagë.

Por, pas leximit të aktakuzës nga prokurori i çështjes, Hyseni kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Hyzri, Jetmir dhe Elvin Hyseni akuzohen se më 16 maj 2018, rreth orës 14:00, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarit Arton Latifi, pretendohet se e kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që pasi i dëmtuari Arton Latifi, ish-punëtor në kompaninë “Euro Beton” ku pronarë janë të akuzuarit, kishte shkuar për ta kërkuar një rrogë, e të pandehurit me dashje e sulmojnë atë fizikisht, ku i pandehuri Hyzri e godet në ballë me një mjetë të metaltë, i pandehuri Elvin e kap nga duart, ndërsa i pandehuri Jetmir e godet me grusht.

Bahrije Hyseni është asambliste në Kuvendin Komunal dhe kryetare e forumit të gruas së LDK’së në Ferizaj.

Përveç problemeve të bashkëshortit të saj me drejtësinë, as asmablistja e LDK’së nuk shpëtoi paq.

Në maj të 2022’ës, Bahrije Hyseni u dënua me 300 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë.

Sipas aktakuzës, më 30 mars 2021, në Ferizaj, e pandehura Bahrije Hyseni në pozitën e këshilltares së Asamblesë Komunale Ferizaj, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-50 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave Për të Gjithë Personat Zyrtarë, si dhe Ligjin Nr.04/L-228.

Aktakuza thotë se në formularin e deklarimit të pasurisë për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2020, nuk kishte paraqitur të dhënat e sakta lidhur me deklarimin pasurisë, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen VW”, në shumë prej 9 mijë euro, në pronësi të bashkëshortit të saj.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 2 i Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë