Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i 13 të akuzuarve për krim të organizuar me lojëra të fatit, avokati Kastriot Feka përmes pyetjeve ia prezanton gjykatës faktin se pala e tij fillimisht ishte dëshmitar e më pas i akuzuar

20/09/2023 - 22:16
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti i 13 të akuzuarve për krim të organizuar me lojëra të fatit, avokati Kastriot Feka përmes pyetjeve ia prezanton gjykatës faktin se pala e tij fillimisht ishte dëshmitar e më pas i akuzuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë-Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj 13 të akuzuarve për krim të organizuar me lojërave të fatit, me të filluar seanca ka pasur diskutime në mes kryetarit  të trupit gjykues, gjykatësit Violeta Namani dhe mbrojtësit të të akuzuarit Mentor Maqani, avokatit Florent Latifaj si dhe mbrojtësit të të akuzuarit Flakron Maqani, avokatit Naim Rudari lidhur me provat e prokurorisë.

Fillimisht avokati Latifaj tha se seanca duhet të ndërpritet dhe të mos kalohet në fazën e dhënies së mbrojtës pasi që si mbrojte nuk e dinë saktë se çfarë të deklarohen pa u specifikuar raporti i të  gjeturave nga kontrolli dhe sekuestrimi për secilin të akuzuar.

“Pa u sjell një raport me specifikim secili kujt çka i takon vlerësoj se është vazhdim arbitrar i kësaj procedure dhe mendoj se shkelen të drejta themelore për një mbrojtje efektive. Ne nuk kemi mundësi mu deklaru”, tha avokati Latifaj.

Paraprakisht me kërkesë të gjykatëse Namani, prokurorja speciale Firkije Fejzullahu-Krasniqi bëri elaborimin e provave materiale, duke shtuar se nga raportet e kontrollit nëpër pikat e lojërave të fatit janë gjetur dhe sekuestruar aparatet të dublifikuara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo në momentin që prokurorja Fejzullahu-Krasniqi tha se në fjalën përfundimtare do të seleksionoin konkretisht se cilat aparate të cilët të akuzuarve janë gjetur, menjëherë pata kundërshtime nga avokatët Rudari dhe Latifaj.

Rudari tha se nuk mund të vijohet me procedurën e mbrojtës nga të akuzuarit sepse sipas tij do të bëhet shkelje procedurale pasi që mbrojtje sipas tij i nevojitet të dijë se me çka inkriminohet klienti i tij Flakron Maqani.

“Konsiderojmë se pa përfunduar procedura e provave nuk mund te kalojmë ne faze e dhënies se mbrojtjes”, tha avokati Rudari.

Këto parashtrime të avokatëve Latifaj dhe Rudari u përkrahen edhe nga avokatët Lule Bilalli-Imeri, Halil Koliqi, Bujar Bërdyna.

 

Më pas gjykatësja Namani sqaroi se mund të vijohet me fazën e dhënies së mbrojtës nga të akuzuarit pasi që avokatët mbrojtës të të akuzuarve me kohë do të njoftohen lidhur me raportin që do të përpilojë prokurorja Fejzullahu-Krasniqi për secilin të akuzuar.

Tutje, seanca vijoi me dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari Mentor Maqani, i cili tha e qëndron në heshtje dhe se në këtë fazë nuk mund të deklarohet, duke shtuar se e mbështesë në tërësi avokatin e tij Latifaj.

Kurse i akuzuari Flakron Maqani deklaroi se pas konsultimit me avokatin e tij Rudari nuk është në gjendje të deklarohet pa përfunduar raporti ku do të tij saktë se me çka inkriminohet si i akuzuar.

“S’jam i gatshëm mu deklaru janë fjalët si tha avokati”, tha i akuzuari Flakron Maqani.

Më pas trupi gjykues mori vendim që të akuzuarit Flakron Maqani t’i jepet kohë për tu përgatitur për mbrojtje e tij.

Seanca vijoi me të dhënien e mbrojtës nga i akuzuari tjetër Granit Nikqi i cili në pyetjen e mbrojtësit avokatit Arsim Krasniqi tha se ka qenë me kontratë i punësuar si punëtor në “Market Plus” dhe se vetëm dy javë ishte menaxheri në atë lokal.

I akuzuari Nikqi tha se ishte pronar i katër aparateve të lojërave të fatit dhe se të njëjtit i kishte blerë nga serb të cilët lirshëm në atë kohë zhvillonin kontrabanda në të zezën.

Ndërkaq, i pyetur nga prokurorja Fejzullahu-Krasniqi i akuzuari Nikqi deklaroi se të akuzuarit Mentor dhe Flakron Maqani nuk i njeh personalisht vetëm se nga dhëndri i tij Përparim Haxhiu.

Tutje, të drejtën e mbrojtës në heshtje e shfrytëzoi i akuzuari Visar Haxhijaj duke shtuar se nuk qëndron prapa deklaratave të dhëna gjatë fazës së hetimeve.

Kurse, mbrojtjen e dha i akuzuari Arbent Ramadani i cili në pyetje  e mbrojtëses, avokates Mevlude Qerimi tha se kishte punuar si punëtor i thjesht në lokalin “Las Vegas” gjatë vitit 2016 në Xërxe.

Ndërkaq, i pyetur nga prokurorja Fejzullahu-Kransniqi, i akuzuari Ramadani tha se nuk i kujtohet se kush ka qenë pronar i lokali dhe se atë e kishte punësuar një person me emrin Agron.

I akuzuari Ramadani u ballafaqua edhe me deklaratën e dhënë në prokurori ku kishte thënë se në lokalin “Las Vegas” e kishte punësuar i akuzuari Mentor Maqani, por se i njëjti tha se Mentorin vetëm e kishte njohur dhe se nuk e kishte futur ai në punë.

Tutje i akuzuari tjetër Fadil Bytyqi tha se pas konsultimi me mbrojtësi, avokatit Haxhi Dërguti dëshiron të mbrohet në heshtje duke shtuar se qëndron prapa deklaratave të dhëna në prokurori dhe polici.

Më pas i akuzuari tjetër, Rrahim Bërbatovci pas konsultimit me mbrojtësen, avokaten Flutura Hoxha tha se do të përgjigjet vetëm në disa pyetje të avokates dhe jo edhe të gjykatës.

I njëjti në pyetjen e avokates Hoxha tha se në lokalin e lojërave të fatit (pa e specifikuar emrin e lokalit) deklaroi se ishte vetëm sigurim fizik dhe se nuk kishte asnjë punë tjetër.

Gjithashtu i akuzuari Bërbatovci tha se nuk njeh asnjërin nga të akuzuarit paraprakisht dhe se me ta ishte njoftuar vetëm kur ka filluar ky proces gjyqësorë.

Seanca vijoi me të akuzuarin Qun Mengjiqin i cili tha se qëndron prapa deklaratave të dhëna në polici dhe prokurori dhe se shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Kurse i akuzuari tjetër Mentor Kika, vendosi të deklarohet, i cili në pyetjen e mbrojtësit, avokatit Halil Koliqi tha se kishte punuar në një lokal të quajtur “Market Plus”, dhe se ishte vetëm punëtorë i thjeshtë dhe se në punë e kishte futur i akuzuari tjetër Granit Nikqi.

Gjithashtu edhe i akuzuari Sefer Berisha vendosi të deklarohet. i cili në pyetjen e mbrojtëses, avokates Shyrete Shalaku tha se kishte punuar në lokalin “Market Plus” një muaj e gjysmë deri në dy muaj dhe se për punën e bërë parat i kishte marr kesh dhe se nuk kishte një kontratë pune.

Kurse lidhur me deklarimin e tij në prokurori se në lokalin “Market Plus” ka qenë edhe i akuzuari Mentor Maqani, i akuzuari Berisha tha se nuk i kujtohet ta ketë thënë një gjë të tillë gjatë fazës së marrjes në pyetje në prokurori.

Seanca vijoi me të akuzuarin tjetër Artan Quni i cili në pyetjen e mbrojtësit, avokatit Kastriot Feka tha se fillimisht në këtë çështje penale ishte në cilësi të dëshmitarit dhe se pasi ishte ftuar në gjykatë për seancë e kishte kuptuar se kishte marrë cilësinë e të akuzuarit.

I njëjti deklaroi se kontratë kur e kishte nënshkruar për punë e bërë e kishte parë emrin e punëdhënësit të akuzuarit Mentor Maqani por se deklaroi se nuk e di saktë se a ka qenë ai pronari i lokalit.

Seanca vijoi me dhënien e dëshmisë nga Ardian Hasani i cili në pyetje e mbrojtësi, avokatit Rrahim Ajeti tha se ishte punëtorë në lokalin “Market Plus” dhe se në punë e kishte futur personi me emrin Bujar Sogojeva.

Rroga për një muaj sipas të akuzuarit Hasani ishte 300 euro, por kur kishte edhe bakshishe mund të arrinte deri në 500 euro.

I akuzuari Hasani gjatë dhënies së mbrojtës tha se kishte pasur provokime dhe presione nga zyrtarë policorë kur kishin shkuar për bastisje dhe kontrolle dhe se deklaratë e dhënë në polici të njëjtën nuk ia kishin lexuar para se ta nënshkruante.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Elshani, avokati Ridvan Kajtazi tha se klienti i tij qëndron parapara deklaratës të dhënë në prokurori dhe jo edhe asaj të dhënë në polici pasi që për të njëjtën nuk i është ofruar mbrojta paraprakisht.

Me përfundimin e dhënies së mbrojtës nga i akuzuari Hasani seanca e sotme u ndërpre për të filluar e radhës me 13 tetor kur pritet të jep mbrojtjen i akuzuari Flakron Maqani dhe po ashtu gjykatësja Namani obligoi prokurorinë që të sjell raportin e specifikuar për secilin të akuzuar.

Paraprakisht ndaj të akuzuarit tjetër Orhan Elshanit gjykata kishte marr vendim që të zhvillohet gjykimin në mungesë ndaj të njëjtit, por se mbrojtësi i tij avokati Ridvan Kajtazi duhet të jetë prezent gjithherë.

Në këtë rast, bashkë me Mentor Maqanin akuzohen Flakron Maqani, Granit Nikqi, Visar Haxhijaj, Arbent Ramadani, Fadil Bytyqi, Rrahim Bërbatovci, Qun Mengjiqi, Mentor Kika, Sefer Berisha, Artan Quni, Ardian Hasani dhe Orhan Elshani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpejtim Rexha, Mentor Maqani, Flakron Maqani, Granit Nikqi, Visar Haxhijaj, Arbent Ramadani, Fadil Bytyqi, Rrahim Bërbatovci, Qun Mengjiqi, Shpetim Babaj, Mentor Kika, Sefer Berisha, Fatmir Shala, Artan Quni, Ardian Hasani dhe Orhan Elshani.

Ata akuzohen se duke vepruar si grup kriminal kanë kryer veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas aktakuzës të lartcekurit duke vepruar si grup kriminal i organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët kanë organizuar dhe kanë marr pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuara me ligj, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit.

Në aktakuzë thuhet se I akuzuari Shpejtim Rexha fillimisht kishte siguruar licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie në gjithë Kosovën nën firmën “Market Plus” e pastaj aksionet ia kishte bartur të pandehurit Flakron Maqani, I cili të njëjtën firmë e kishte regjistruar në ARBK nën firmën “Market Plus 1” dhe “Las Vegas”, ashtu që sipas marrëveshjes me të pandehurit tjerë të cilët kanë vepruar në pika të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, në vazhdimësi dhe pa licencë dhe pa leje pune të organeve kompetente, kanë siguruar dhe shpërndarë aparate të ndryshme të lojrave të fatit si: roleta, aparate të markave “Kajot” “Apec”, “Merkur” si dhe aparate të tjera të lojërave si “Keno”, aparate pa numra serik, aparate me numra serik të falsifikuar.

Përmes kësaj veprimtarie, sipas aktakuzës ata kanë fituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 15,337.63 €.

Tutje në aktin akuzues thuhet se i akuzuari Shpejtim Rexha, në cilësinë e pronarit “Market Plus” në vitin 2009, me dashje dhe vetëdije ka regjistruar biznesin për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit dhe pas regjistrimit në bashkëpunim me të akuzuarit Flakron dhe Mentor Maqani, dhe Granit Nikqi, aparatet e falsifikuara i kishin shpërndarë nëpër Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Visar Haxhijaj, Orhan Elshani, Rrahim Bërbatovci, Fadil Bytyqi, Arbent Ramadani, Artan Quni, Shpëtim Babaj, Ardian Hasani, Fatmir Shala, Sefer Berisha, Mentor Kika dhe Granit Nikqi, nga koha e pacaktuar deri në datën e kontrollit nga policia të cekura në aktakuzë, në cilësinë e menaxherëve të lokaleve të ndryshme kishin ushtruar veprimtari të paligjshme të bixhozit, ku me rastin e kontrollit i janë konfiskuar disa aparate të lojërave të fatit./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë