Albin Kurti, gjatë një konference për medie ditë më parë, tha se nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse sipas tij, zhduket opozita.
Për këtë deklaratë, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se Kurti e ka logjikën e diktatorit.
Ajo për Front Online tha se Kurti e ka tendencë me i zhdukë të tjerët.
“E ka logjikën e zhdukjes, e ka logjikën e diktatorit, sepse është diktator, sepse vetvetiu fjala do të zhduket e ka tendencën për me tentu me i zhduk të tjerët, por kot e ka. Sepse të tjerët jo që po zhduken por po forcohen”, tha ajo për Front Online.
Ajo u pyet se në cilin vend do të dilte LDK-ja, nëse do të mbaheshin zgjedhjet? Thotë se partia e saj po rritet vazhdimisht.
“Nuk paragjykojë, por ne përditë po rritemi, përditë po takojmë qytetarë të dëshpëruar, përditë po takojmë votues të këtij zotërie që tani i kanë rënë pishman dhe po i thonë vetes kam gabuar kësaj here, nuk kam me gabu herën tjetër, sepse kjo ka ardh si qeveri e shpresës dhe është kthy qeveri e dëshpërimit”, shprehet ajo për Front Online.












