Në seancën e sotme, me vetëm një votë kundër, Kuvendi i Kosovës vendosi që të themelojë një Komision Hetimor për ta hetuar rastin me rezervat shtetërore. Mirëpo, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, një gjë e tillë nuk është e nevojshme madje edhe e pamundur të organizohet si duhet.
Sipas saj, ekzistojnë disa arsye pse ky komision hetimor është i palogjikshëm. Prej tyre përmendi faktin se zyrtarët e MINT veçse janë të përfshirë në proces në kuadër të hetimeve të Prokurorisë, Policia e ka shumicën e të dhënave, dhe se informacionet nuk ndahen, shkruan Reporteri.net.
“Të gjitha këto aspekte, e bënë të palogjikshme në procesin e tij [Komisionin Hetimor], sepse kemi një proces paralel që çfarëdo dyshimi do mund ta trajtojë”, deklaroi Statovci në Klan Kosova.
Ajo tha se ekzistojnë të tjera mënyra se si mund të trajtohet kjo çështje në Kuvend.
“Ka forma të tjera se si mund të trajtohet. Ka forma ku komisionet pra ftojnë ministren për raportim dhe marrin të gjitha detajet. Ka forma tjera të debateve parlamentare, interpelancave ku mund të diskutohet dhe debatohet. Kurse, të kemi gjashtë muaj angazhim për një proces që tashmë organet e rendit janë duke e trajtuar bjen në nj












