
Veriu.info ka arritur të siguroj fotografi të njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal serb, të cilët janë pozicionuar në Manastirin e Banjskës në veri të vendit.
Ai shihet se ishte i veshur me rroba ushtarake, si dhe kishte me vete një kallashnikov dhe municion në gjoksore, raporton Veriu.info.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar edhe personin e dytë të vrarë nga grupi kriminal që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra sot në orët e hershme të mëngjesit pas një sulmi kriminal në veri nga një grup i armatosur serb./Veriu.info











