Veriu.info ka arritur të siguroj fotografi të njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal serb, të cilët janë pozicionuar në Manastirin e Banjskës në veri të vendit.
Ai shihet se ishte i veshur me rroba ushtarake, si dhe kishte me vete një kallashnikov dhe municion në gjoksore, raporton Veriu.info.
Serbët e pjesës veriore kanë filluar të shpërndajnë në aplikacionin telegram foto të pjesëtarit të vrarë, duke thënë se personi në foton e mëposhme është i njëjti me personin që shihet i vrarë në mal./Veriu.info












