Policia e Kosovës po vazhdon në Banjskë të Zveçanit dhe lokalitetet përreth aksionin e filluar dje kundër një grupi terroristë, që kishin sulmuar policinë duke lënë të vdekur në krye të detyrës policin Afrim Bunjaku.
Burime të Veriu.Info bëjnë të ditur se sot pasdite Policia e Kosovës ka gjetur edhe një autoblind të këtij grupi terroristë.
Siç mëson Veriu.info, autoblinda është gjetur në fshatin Izvor të Zveçanit, e cila është e pajisur me kundërajror. Në autoblind është gjetur edhe sasi e madhe armatimi.
Ndryshe, Veriu.info ka raportuar sot ekskluzivisht se është gjetur i vrarë edhe një pjesëtar i këtij grupi terroristë rreth 1.5 km larg manastirit të Banjskës.











