Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është deklaruar në DTP te Fidani, në ATV, pro thirrjes që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste.
Kjo pasi, sipas Musliut, nënkryetar i kësaj partie është kryeterroristi i sulmit terrorist ndaj policëve në veri, Millan Radojiçiq.
Arsyeja e dytë, thotë ajo, është fakti që Lista Serbe ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e terroristëve në Banjskë.
“Përderisa Radojiçiqi është nënkryetar i Listës Serbe, dhe ka qenë pjesë e sulmit terrorist ndaj Kosovës, Lista Serbe shpall tri ditë zie, automatikisht konsideroj që nuk duhet humbur kohë, dhe Listën Serbe duhet ta shpallim organizatë terroriste”, ka deklaruar ajo.













