
Kryetari i komunës së Vishtrrisë, Ferit Idrizi dhe nënkryetari Shpëtim Zhegrova ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ministri Aliu u ka ofruar bashkëpunim në fushën e infeastrukturës, me theks të veçantë në magjistralen Prishtinë – Vushtrri.
Njoftimi i plotë:
TAKIM ME MINISTRIN LIBURN ALIU
Së bashku me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres në takim ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu.
Ministri Aliu më uroi mandatin për të udhëhequr Vushtrrinë dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës dhe ambientit me komunën tonë, për çka edhe e falënderova.
Diskutuam edhe për magjistralen, prej rrethit në hyrje të qytetit e deri në dalje të saj, ku e njoftova lidhur me urgjencën që kjo rrugë ka për sinjalizime e sidomos për vendosjen e semaforëve. Për të gjitha këto pika mora zotimin nga Ministri Aliu se do i ketë prioritete.
Faleminderit për vizitën, ministër!











