Qeveria e ka shkarkuar sot Bordin mbikëqyrës dhe ka emëruar bordin e përkohshëm në ndërmarrjen ‘’Trepça’’.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se shkarkimi i bordit vie si pasojë e dorëheqjes së dy anëtareve të bordit dhe mos zbatimin e punëve sipas ligjit. Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, tha ministrja.
Të emëruarit e bordit të përkohshëm, janë: Rrezarta Pllana, kryesuese, Alban Krasniqi, anëtar, Merita Beqiri-Gashi, anëtare, Dragisha Kërstiq, anëtar.
Siç mëson Veriu.info, Bordi i shkarkuar sot, në shenjë revolte me vendimin e Qeverisë kanë marrë vendim për shkarkimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani, ani pse vet janë shkarkuar paraprakisht.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ‘vendimi’ për shkakrimin e Enis Abdurrahmanit është marrë nga tashmë ish anëtarët e Bordit Bahri Hyseni, Xhevdet Tahiri dhe Ibrahim Krasniqi.
Por edhe sikur të mos shkarkoheshin nga Qeveria këta tre anëtarë Bordit s’kanë pasur kuorum për mbajtjen e mbledhjes, pasi që me ligj Trepça duhet t’i ketë 9 anëtarë Bordi dhe këta nuk përbëjnë shumicën minimale prej 5 anëtarëve.













