Dje u zgjodh por sot ky proces u konsiderua joligjor. Kaq i zgjati pozita e kryeshefit të “Trepçës” Enis Muzaqit, familjar i deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Qeveria e Kosovës dje ka shkarkuar Bordin Mbikqyrës të ndërmarrjes “Trepça” dhe në vend të tij ka emërust Bordin e përkohshëm.
Por Bordi i shkarkuar në shenjë revolte dje shkarkoi kryeshefin Enis Abdurrahmani dhe emëroi Enis Muzaqin në krye.
Por bordi i ri sot ka mbajtur mbledhjen e parë she ka shfuqizuar vendimet e djeshme të ish bordit duke i cilësuar joligjore pasi nuk kishin kuorum dhe ishin të shkarkuar.
Kësisoj është anuluar edhe vendimi i shkarkimit të Abdurrahmanit dhe zgjedhje e Muzaqit në krye të ndërmarrjes.
Komunikata e plotë e bordit të ri:
NJOFTIM
Me datën 28.09.2023 është mbajtur mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Bordit të përkohshëm Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. Në këtë mbledhje janë shfuqizuar vendimet jo ligjore të ish- Bordit Mbikëqyrës, për arsye se nuk kanë pasur kuorum të mbajnë mbledhjen pasi që kanë qenë vetëm 1/3 e anëtarëve dhe e dyta janë të shkarkuar nga Bordi Mbikëqyrës dhe të gjitha vendimet në mbledhjen e datës 27.09.2023 janë jo ligjore.
Sipas Ligjit për Procedurën e përgjithshëm Administrative Ligji Nr. 05/L -031 neni 52 cek shumë qartë se Një akt administrativ është i paligjshëm nëse:
– Organi publik që e nxjerr ka vepruar pa pasur kompetencë
Në këtë rast nuk kanë pasur kompetencë, dhe nuk kanë pasur kuorum për të mbajtur mbledhje pasi që të njëjtit kanë qenë të shkarkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës pra kanë mbajtur mbledhje përkundër faktit që të njëjtit janë shkarkuar, dhe të gjitha vendimet janë jo ligjore.
ME FAT!











