Në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Kosovës janë sekuestruar makina, motorë dhe anije.
Gazetarët e Veriu.info kanë qëndruar në Veri të vendit nga kanë përcjellë nga afër aksionin e Policisë së Kosovës.
Nga pamjet e siguruara nga Veriu.info shihet se Policia e Kosovës ka sekuestruar vetura, motorë dhe anije.
Kurse, prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.













