
Ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit që po zhvillohen në veri.
Ai ka thënë se KFOR dhe EULEX bashkë me Policinë e Kosovës duhet të udhëheqin inspektimin dhe demilitarizimin e murgjeve serbe për t’i çliruar nga prania e armëve dhe bandave terroriste në Kosovë, njofton Veriu.Info.
Remi ka shtuar se me këtë veprim do të rritej siguria në vend.
Postimi i plotë:
Kosova të kërkoj nga NATO
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës,dhe EULEX-in të udhëheqë në inspektimin dhe të bëjë demilitarizimin e murgjeve (manastireve) serbe në Kosovë është një hap i rëndësishëm për sigurinë në rajon. Historikisht, Serbia ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste dhe, siç dëshmon sulmi i fundit terrorist, edhe për shërbime të këqija grupeve terroriste. Armët e gjetura në Manastirin e Banjskës tregojnë se ky vend është shfrytëzuar nga grupet terroriste, të cilat janë mbështetur nga Serbia.
KFOR-i duhet të veprojë menjëherë për të inspektuar të gjitha manastiret dhe për të çlirojë këto vendet të shenjta nga prania e armëve dhe bandave terroriste. Ky veprim do të rriste besimin dhe sigurinë e qytetarëve në Kosovë. Është koha që të gjitha pjesët e Kosovës të jenë të lira nga kërcënimi i terrorizmit.











