Ish-emisari i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas sulmit të grupit terrorist të drejtuar nga Milan Radoiçiq të dielen në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka shpërndarë në Twitter një postim të ‘Kosovo and Balkans Daily News’, në të cilin shkruhej për deklarimin e avokatit të Radoiçiqit, raporton Veriu.info
Grenell në mbishkrim ka çuditur me deklarimin e tij, duke shkruar: “There should be a full investigation and complete autopsies done by a third party. Transparency is needed ASAP”, që përkthyer shqip do të thotë: “Duhet të ketë një hetim të plotë dhe autopsi të plota të bëra nga një palë e tretë. Transparenca është e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke mos specifikuar për cilët të vrarë e ka fjalën, policin ose terroristët, apo për të gjithë të vrarit, raporton Veriu.info.













