Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilin kryeministri Kurti tha se rritja ekonomike për dy vite është më e larta në histori.
Ajo tha se kur pagat e qytetarëve të Kosovës nuk po mjaftojnë për nevojat elementare pikërisht atëherë kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritjen ekonomike, shkruan Veriu Info.
Postimi i plotë:
Në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë Kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike.
Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet!











