Një postim i Ambasadës së Rusisë në Kanada ku shkruan se “Kosova është Serbi”, ka nxitur reagime në platformën X, ish-Twitter.
Ky reagim erdhi pas një postimi të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se misioni i KFOR-it do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.
“Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë”, shkroi dje Stoltenberg në Twitter.
#NATO Allies met today & expressed deep concern about tensions in northern #Kosovo. NATO’s #KFOR mission will always take the necessary actions to maintain a safe & secure environment & freedom of movement for all. https://t.co/7FPCQnprEU
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 29, 2023
Këtë postim të shefit të NATO-s e ka shpërndarë Ambasada e Rusisë në Kanada duke ia bashkëngjitur një mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Eksperti austriak i dezinformimit, Dietmar Pichler, ka thënë se postimi në fjalë flet shumë për rolin që Rusia luan në Ballkan dhe gjithashtu zbulon shumë për Serbinë.
“Ky thotë shumë për rolin që luan Rusia në Ballkan dhe gjithashtu zbulon shumë për Serbinë. Duhet të rishqyrtojmë politikën e ‘dyanësisë’ para se të jetë tepër vonë”, ka thënë Pichler.
Gjithashtu edhe asistentja italiane e akredituar në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të dijë se çfarë mund të pasojë duke e ditur se prapa saj qëndron edhe Rusia.
“BE-ja duhet të dijë se çfarë mund të ndodhë më pas, duke pasur parasysh se pas kësaj qëndron edhe Rusia”, ka shkruar Woelk në Twitter.
Kosovo is Serbia🇷🇸 https://t.co/g14IqDM9n8 pic.twitter.com/hft0zB5y8G
— Russia in Canada (@RussianEmbassyC) September 29, 2023












