Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla: Po kërkojnë t’i vënë flakën Kosovës nga brenda, s’do të ndodhë

30/09/2023 - 19:59
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla pas letrës së Radojiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionohet regjmimi Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se s’ka dyshim se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt i kryera nga Serbia.

Gërvalla tha se Serbia ka treguar që nuk dëshiron progres në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes palëve, por për Kosovën, dialogu mbetet e vetmja zgjidhje.

“Serbia nuk është aspak e interesuar që të jetë aktive në procesin e dialogut në Bruksel. Ata po shtiren se janë të interesuar dhe njëkohësisht po pengojnë çdo arritje në këtë proces, që të mund të vijojnë me planet e tjera të tyre”.

“Uroj që ngjarjet e së dielës t’ia kenë qartësuar të gjithëve se presioni i njëanshëm që i bëhet Kosovës dhe mirëkuptimi që Serbia nuk është e aftë të jetë pozitive në këtë proces, duhet dhe do të përfundojë. Kosova nuk ka interes të hapë luftë me askënd. Përgjigja e vetme është dialogu”, tha Gërvalla.

Sipas Gërvallës, Serbia ngulmon në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, jo për të ndihmuar qytetarët në veri, por për të destabilizuar më tej Kosovën.

“E diela dëshmoi pikërisht atë që Serbia dëshiron të bëjë në Kosovë. Nuk do diçka që të koordinojë nevojat e serbëve, por diçka që ta bëjë Kosovën të shpërthejë nga brenda. Kjo nuk do të ndodhë!” shprehet ajo.

Sulmin e Banjskës, ministrja e Jashtme e cilësoi jo surprizë, ndërsa nuk ngurroi të kritikojë ndërkombëtarët se nuk i kanë dëgjuar alarmet e mëhershme të ngritura nga Kosova për kontrabandën e armëve në veri.

“Prej muajsh i kemi thënë partnerëve dhe aleatëve tanë. Kemi pasur aksione policore ku janë ndaluar mjete të mbushura me armë. Por e kemi ndjerë se ata nuk kanë qenë të gatshëm të na dëgjojnë”.

“Ne mendojmë se ata kanë dashur ta interpretojnë këtë si mënyrë që Kosova të dilte nga procesi i dialogut dhe nuk e kanë parë që ne jemi pala e vetme e interesuar për të gjetur një zgjidhje”, tha ajo.

Gërvalla përsëriti kritikat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, si të paaftë për të ndërmjetësuar dialogun.

“Nuk jam unë personi që duhet t’i tregoj BE-së, Brukselit dhe vendeve anëtare se kush i përfaqëson ata në këtë proces, por kjo nuk është hera e parë që Lajçak ka treguar se nuk ka një strategji apo plan sesi ta udhëheqë dhe ndërmjetësojë dialogun. Besoj që shtetet anëtare do ta konsiderojnë këtë gjë dhe uroj të kemi një proces dialogu që mund të sjellë progres”.

Ndërkohë, idenë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ngritjen e dialogut në një nivel konference, Gërvalla e cilësoi të rrezikshme.

“Trembem kur dëgjoj konferenca, sepse më kujtohet ajo që ndodhi në vitet ’90. Konferencë pas konference, ndërsa njerëzit në Bosnje vdisnin. Ky është një propozim shumë i rrezikshëm. Neve nuk na duhen konferenca ndërkombëtare, jemi shtete sovrane. Na duhet një proces i sinqertë dhe që hap dyer reale për Kosovën dhe Serbinë që të mund të normalizojnë marrëdhëniet”, tha Gërvalla./Euronews

JU REKOMANDOJMË

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
Lajme

BIK reagon për arrestimin e ish-pjesëtarit të ISIS që dyshohet se spiunoi për Serbinë: Kujdes nga rrymat devijante

09/05/2025 - 17:46
Viktima 34 vjeçare në Rrugën B në Prishtinë është dizajneri i kosovar Festim Isufi
Lajme

Viktima 34 vjeçare në Rrugën B në Prishtinë është dizajneri i kosovar Festim Isufi

09/05/2025 - 17:34
Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij
Lajme

Policia jep detaje për tragjedinë në Prishtinë

09/05/2025 - 17:21
Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht
Kryesore

Osmani në Ditën e Europës kërkon nga BE-ja heqjen e masave dhe “trajtim më serioz” të politikave të Vuçiqit

09/05/2025 - 17:13
Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij
Lajme

Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

09/05/2025 - 16:53
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Dyshohet se e theri me thikë gruan – më pas gjendet pa shenja jete në banesën e tij

09/05/2025 - 16:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë