
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”, teksa thotë se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se ka kaluar një javë nga sulmet terroriste të orkestruara nga Serbia.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka thënë ai.
It has been one week since the tragic terrorist attacks orchestrated by Serbia. Over the past 7 days, we have witnessed violence, threats, & the glorification of such acts. During this time, we deeply appreciate the support of our allies in our collective fight for democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023











