Në shikim të parë duket një fshat i thjeshtë në një thellësi malore
Por, fshati Brus i Lipjanit, po konsiderohet se ka një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore me xehe që përmbajnë elemente të arit.
Madje kjo ka nxitur interesim të organizatave ndërkombëtare që merren me këtë fushë.
Drejtori ekzekutiv i “Western Theyan Resources”, Mentor Demi tregon vlerën e arit që konsiderohet se ka aktualisht kjo zonë.
Madje, ai tregon se cilat mund të jenë përfitimet që mund t’i vijnë shtetit në rast se vërtetohen këto hulumtime të tyre.
E optimistë për këtë gjë janë edhe banorët e lagjes Peshteri të këtij fshati.












