
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se Komuna e Vushtrrisë, ka blerë një automjet të ri për zjarrëfikësit.
Idrizi ka thënë se automjeti ka kushtuar në vlerë 77 mijë euro, njofton Veriu Info.
Postimi i Ferit Idrizit:
AUTOMJET I RI PËR ZJARRFIKËSIT TANË🚒👩🚒
Pas investimeve në pajisje moderne për zjarrfikësit, tani radha erdhi edhe për automjetin në vlerë 77,000.00 €.
Zjarrfikësit tanë do të kenë kushte më të mira për ushtrimin e profesionit të tyre fisnik. Me këto pamje nga Brigada e Zjarrfikësve ju uroj pasdite të mbarë!
#përqytetarët












