”Kosova ishte nën sulm”, e ka nisur intervistën në CNN presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se vendi po përballet me krizë sigurie, teksa ka treguar se janë në komunikim me aleatët, SHBA-të dhe BE-në.
“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin rus”, ka thënë Osmani.
Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova i ka kontribuar paqes në rajon.
”Ne kemi marrë çdo hap për të qenë konstruktiv, por Serbia jo”, ka thënë ndër tjerash presidentja Osmani.












