Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe i dyshuar për konfliktin e armatosur në Banjska, u lirua nga paraburgimi sot.
Deputeti i Partisë Demokratike (DS) Srgjan Milivojeviq thekson se “duket” se “prokurori e ka informuar Vuçiqin se Milan Radoiçiq “përmendi diçka për një farë Oliver dhe një farë Savamala”.
Milan Radoiçiq, i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, është liruar nga paraburgimi. Ky vendim ka ardhur më pak se 24 orë pasi MPB-ja njoftoi se ai është arrestuar dhe se i është mbajtur 48 orë paraburgim.
Deputeti Srgjan Milivojeviq ka deklaruar në rrjetin social X (Twitter) se “është e lehtë të jesh njeri i lirë në një shtet mafioz kur ke një parashutë të artë”.












