Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar ushtarët e shtetit të tij në kampin “Bondsteel” në Ferizaj.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook.
Abbott bëri të ditur se kontigjentit prezent në Kosovë do t’i bashkohet edhe 200 ushtarë të rinj.
“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, tha ai.













