Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi,ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ka thënë se “Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt”.
Thaçi në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Edi Rama, bënë mirë që mos të flas kur nuk është esëll, ku thotë se dua t’ja rikujtoj që Boletini është vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit.
“Unë e kam thënë edhe më heret, bënë mirë që Edi Rama mos të flas kur nuk është esëll, dhe dua t’ja përkujtoj që Boletini është vendlindja e heroit komëbëtar Isa Boletinit”, tha ai.
Tujte ai thotë se nëse Edi Rama nuk e di se kush është Isa Boletini le të shkojë në muzeun e Vlorës dhe aty të merr informata për të.
“Nëse Edi Rama nuk e di kush është Isa Boletini le të shkoj deri në muzeun e Vlorës aty merr informata për të”, shtoi ai.