Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gabimet strategjike të Putinit

20/03/2022 - 09:39
në Kuriozitete, Lajme
A A
Mediumi britanik: Putin po vdes nga kanceri në zorrën e trashë, kjo foto tregon gjithçka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë të shumtë treguesit se si Ukraina i krijoi telashe të mëdha Presidentit rus Vladimir Putin duke i zbehur shpresat për një fitore të shpejtë.

Rusia ka humbur me qindra tanke, shumë prej të cilave janë djegur ose të braktisur përgjatë rrugëve dhe numri i vdekjeve në radhët e ushtrisë ruse ka gjasa të kalojë atë të fushatave ushtarake të këtij vendi të ndërmarra në vitet e fundit.

Megjithatë, pas më shumë se tre javë luftimesh dhe ndërsa janë zbehur shpresat mbi objektivin fillestar të zotit Putin për një ndryshim me lehtësi të qeverisë në Kiev, ushtria ruse vazhdon të godasë Ukrainën me dorë të fortë. Forcat ruse mund të luftojnë për çfarëdo që presidenti rus mund të planifikojë më pas, qoftë duke përdorur një zgjidhje të negociuar apo shkatërrim brutal, thonë analistët ushtarakë.

Pavarësisht vendosmërisë së popullit të Ukrainës, humbjeve në mesin e forcave ushtrake ruse dhe të gjitha gabimeve strategjike të udhëheqësve të Kremlinit, nuk ka asnjë shenjë se lufta do të përfundojë së shpejti.

Edhe nëse zoti Putin nuk arrin të marrë kontrollin e Ukrainës, ai mund të vazhdojë sulmet e forta ndaj qyteteve e popullatës civile. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia po përpiqet t’i nënshtrojë qytetet e Ukrainës duke shkaktuar uri dhe se Vladimir Putini po krijon qëllimisht “një katastrofë humanitare”.

“Instinktet e tij do ta shtyjnë atë që të bëhet edhe më i ashpër, sepse ai është futur brenda një vorbulle… një gabimi të madh strategjik“, thotë Michael Clarke, ish-kreu i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Britani, një institut kërkimor për mbrojtjen.

“Nuk mendoj se është në karakterin e tij që të përpiqet të tërhiqet”, thotë ai.

Forcat e Vladimir Putinit po zhvillojnë fushatën më të madhe dhe më komplekse të kombinuar ushtarake të Rusisë që nga marrja e Berlinit në 1945. Objektivi i tij fillestar, të cilin e shpalli në një fjalim televiziv më 24 shkurt kur filloi sulmin ishte të “çmilitarizonte” Ukrainën dhe të shpëtonte popullin e saj nga “neo-nazistët” sikurse tha ai, një përshkrim tërësisht i pavërtetë mbi qeverinë e Kievit, e cila drejtohet nga një president me origjinë hebreje.

Presidenti rus Putin e nënvlerësoi krenarinë kombëtare dhe aftësitë në fushën e betejës që ukrainasit kanë ndërtuar gjatë tetë viteve të fundit në betejën e tyre me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Në kushtet kur u përballën me një popullatë aspak miqësore për t’i mirëpritur, forcat ruse iu rikthyen taktikave të ofensivave të tyre të kaluara si në Siri dhe Çeçeni, duke hedhur bomba e raketa në qytete e qyteza, si dhe duke detyruar me miliona burra, gra e fëmijë të largohen nga vendi. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Dyshohet se u dhu’nua seksualisht në burgun e Dudravës, Prokuroria jep detaje

Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, dyshohet se mori 1880 euro ryshfet për favore ndaj të burgosurve
27/08/2026 - 10:47

Rasti i rëndë i dhunimit seksual i cili u raportua sot nga Policia e Kosoovës ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Lajmin për IndeksOnline e ka bërë...

Më shumëDetails

Lladrovci e Ahmeti i shkojnë në takim Ramës, kurse Bulliqi, Prebreza e Thaçi nuk marrin pjesë

Lladrovci e Ahmeti i shkojnë në takim Ramës, kurse Bulliqi, Prebreza e Thaçi nuk marrin pjesë
27/08/2026 - 10:38

Në takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit, u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz...

Më shumëDetails

Caktohet seanca e parë ndaj Fatmir Shehollit, më 7 shtator nis gjykimi për spiunazh dhe shantazh

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
27/08/2026 - 10:30

Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit do të mbahet më 7 shtator, në orën 09:30, kanë bërë të ditur për RTK-në burime brenda prokurorisë. Sheholli po përballet...

Më shumëDetails

“Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

“Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë
27/08/2026 - 10:20

Sherif Hoti është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një kamion dhe një veturë. Lajmin...

Më shumëDetails

Një person në Vushtrri dyshohet se u dërgoi mesazhe kërcënuese familjarëve, lirohet në procedurë të rregullt

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
27/08/2026 - 10:12

Një person dyshohet se u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese familjarëve të tij. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur...

Më shumëDetails

Bie pak nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
27/08/2026 - 09:45

Çmimi i naftës ka shënuar një ulje prej 2 centësh, duke sjell një lehtësim të vogël për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Sipas çmimeve të cilat i ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    434 Shpërndaje
    Shpërndaje 174 Tweet 109
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë