Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë prezantuar bisedat mes dy të dyshuarve, Rilindit dhe Rejhanit, në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika nga Kaçaniku.
Në këtë proces gjyqësor ka dëshmuar edhe Hamit Reçica, pjesëtar i Policisë së Kosovës, raporton IndeksOnline.
Gjatë seancës, polici dhe prokurori kanë paraqitur bisedat dhe përgjimet mes të pandehurve, ku ndër të tjera dëgjohet Rejhani duke i thënë Rilindit: “Selam Alejkum, selam alejkum. A ke marr brum me bukë…”.
Ndërkohë, procesi gjyqësor për vrasjen që tronditi Kosovën po i afrohet përfundimit.














